Si të përdorni pemët dhe perimet për pastrimin e shtëpisë

TikTok nuk është vetëm vend ku adoleshentët vallëzojnë – ju gjithashtu mund të gjeni një mori turqesh të dobishme për pastrim aty.

Një video e një gruaje duke pastruar banjën e saj me grejpfrut dhe sheqer u bë virale së fundmi.

My favorite part is the smell! Makes ur bathroom smell so good afterwards! #familytime #alwayslearning #lifehack #cleaningtips #cleaninghack

♬ Mount Everest by Labrinth – helenowen

Ekspertja për pastrimin Pamela Spence, thotë: “Mund të duket e çuditshme në këto kohë, por frutat dhe perimet mund të jenë dezinfektues shumë të mirë”.

Pamela tregon si të përdorni pemët dhe perimet tuaja – me ndihmën e disa sendeve të tjera, për të pastruar rreth shtëpisë.

Qepa: Për të larguar shenjat e djegies në furrën tuaj, ngroheni pak dhe fërkojeni me anën e prerë të një qepe. Qepa përmban enzima që reagojnë me oksigjen në ajër, dhe krijojnë një acid që do të ndihmojë në largimin e yndyrave.

Limoni: Acidi i tij citrik largon yndyrat duke i lënë me shkëlqim sipërfaqet e banjës dhe kuzhinës.

Grejpfruti: Përmban acid agrumesh dhe është i shkëlqyeshëm për pastrimin e sipërfaqeve më të mëdha ku një limon do ta kishte të vështirë të funksiononte. Thjesht merrni një gjysmë grejpfrut dhe shtoni sheqer, i cili krijon reaksion.

Bananja: Pjesa e brendshme e lëkurës së bananes jep gjithashtu shkëlqim. Provojeni në gjethet e bimëve të shtëpisë. Duke larguar pluhurin, ajo i lagështon gjethet dhe i bën ato të shkëlqejnë.

Portokalli: Lëvozhga e tij bën një pastrues aromatik të shijshëm. Thjesht shtojeni në një kavanoz me uthull molle, lëreni për dy javë, pastaj vendoseni lëngun në një shishe. Përdorni si një pastrues kuzhine për të gjitha qëllimet. /Telegrafi/

Likes:
0 0
Views:
44
Article Tags:
Article Categories:
Dekor

Comments are closed.