Dekore për shtëpi që i përshtaten stinës

Shumë njerëz mendojnë se shtëpia e ëndrrave të tyre kushton një pasuri, por kjo nuk është e vërtetë.

Gjithkush mund të përpiqet të jetë projektuesi për disa orë dhe të krijojë gjëra të bukura me duart e veta, trasnmeton Klan Kosova.

Ne ju sjellim disa imazhe që mbase ju frymëzojnë që të dekoroni shtëpinë kështu në stinë.

Pranvera

Të pasionuarit pas pranverës kanë lulet në mendje. Për shumë persona ato janë simbol i kohës së ngrohtë dhe me diell, gjithashtu paraqesin afërsinë me verën, është shumë e kapshme pse njerëzit kënaqen në prani të luleve, mirëpo mos i leni vetëm jashtë shtëpisë, inkorporoni lulet edhe në dekorin e brendshëm.

Shndërrojeni shtëpinë tuaj në një ambient të ngrohtë duke dekoruar edhe me jastëk me ngjyra, shkopinj kanelle, qirinj etj.. .

Vera

Në qoftë se ju pëlqen dekori juaj i pranverës, të njëjtin mund të përdorni edhe gjatë verës. Përderisa dielli ndriçon me shumë njëkohësisht edhe ngjyrat bëhen më të gjalla. Variante të hapura të ngjyrave si portokalli dhe e vjollca janë ndër ngjyrat më të preferuara të kësaj stine, edhe nëse janë në sasi shumë të vogla.

Vjeshta

Vjeshta ka të bëj me nuanca me te mbylltë të ngjyrave. Inkorporoni ngjyrën gështenje dhe bakër. Ngjyrat e natyrës mund të futen në kombinim gjithashtu, siç janë ngjyra e gjelbër, bronz dhe kafe. Dekoret që kanë për inspirim natyrën, janë më të preferuarat e kësaj stine.

Dimri

Përderisa shume njerëz presin verën që të vishen bardh, dekorimi i shtëpisë tuaj në të bardhë këtë stinë është i rekomanduar. Gjërat metalike, të bardha dhe ngjyre fildishi janë të preferuarat për dekorim gjatë dimrit. Inspirohuni nga pemët e zhveshura dhe bora e bëni dukje të thjeshtë e rrezatuese.

Likes:
0 0
Views:
34
Article Categories:
Dekor

Comments are closed.