Lakror me miell misri, domate dhe qepë

4 filxhanë çaji miell misri
¾ filxhan çaji vaj
4-5 kokrra qepë

3-4 domate të kuqe
Kripë, piper
Nenexhik sipas dëshirës

Fillimisht presim qepët në gjysëmrrathë, ndërsa domatet në kubikë të vegjël (pa cipë dhe fara). Në një tigan të thellë hedhim gjysmën e sasisë së vajit dhe kaurdisim me pak kripë dhe piper qepët. Më pas shtojmë domatet, i përziejmë herë pas here, vendosim kapakun dhe i lemë në temperaturë të ulët të zbuten (nëse ka nevojë shtojmë pak ujë të ngrohtë). Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Në një tenxhere kemi vendosur 2.5 filxhan ujë të ngrohet, shtojmë vajin e mbetur të ullirit, pak kripë dhe ¾ e miellit të misrit. E përziejmë derisa të bëhet një brumë i plotë dhe më pas e hedhim në një tavë të lyer me pak vaj. E hapim mirë brumin në tavë dhe mbi të vendosim mbushjen me qepë dhe domate. Me miellin e mbetur spërkasim të gjithë sipërfaqen e mbushjes. E spërkasim në fund me pak qumësht ose ujë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180-200 gradë për 30-35 minuta.

Likes:
0 0
Views:
43
Article Tags:
Article Categories:
Receta Gatimi

Comments are closed.