Supë e ftohtë me pjepër dhe kivi

Përbërësit

1-2 pjepra
3-4 kivi
10-15 qershi

1-2 limona (cipë + lëng)
3-4 portokalle (lëngu)
2 fetëza xhinxhër

Përgatitja
Pastrojmë pjeprin, e presim në pjesë të vogla dhe e hedhim në blender, shtojmë lëngun e portokalleve, cipën dhe lëngun e limonëve. Masën e përgatitur në blender e hedhim në një enë qelqi dhe e vendosim në frigorifer për 2-3 orë.

Pastrojmë kivin dhe e presim dhe në fetëza dhe në kubikë të vegjël. Largojmë bërthamat e qershive pa u prishur formën dhe i vendosim të qendrojnë në frigorifer.

Pasi kremi i pjeprit të jetë ftohur shtojmë kivin, qershitë dhe xhinxhërën e grirë në rende. E servirim në gota të gjera ose në tasa të vegjël me gjethe nenexhiku ose borziloku.

Likes:
0 0
Views:
34
Article Categories:
Receta Gatimi

Comments are closed.