Ja pse duhet të provoni menjëherë këtë variant të hasudes

Ndryshe nga disa ëmbëlsira që duan kohë për t’u pjekur apo për t’u ngrirë, hasudja përgatitet shpejt dhe është gati për t’u shijuar menjëherë.

PËRBËRËSIT: 1 gotë sheqer, 3 gota ujë, 1 gotë niseshte, ½ gotë gjalpë, arra dhe rrush i thatë.

PËRGATITJA: Tretim niseshtenë në një gotë ujë. Në tenxhere shtojmë sheqerin dhe e karamelizojmë me pak ujë derisa të marri ngjyrë, shtojmë ujin që mbeti dhe e përziejmë me kujdes derisa të tretet sheqeri plotësisht, shtojmë gjalpin dhe më pas me shumë kujdes niseshtenë e tretur dhe e përziejmë derisa të trashet masa. E pjekim për disa minuta me temperaturë të ulët dhe në fund i shtojmë arrat dhe rrushin e thatë. E hedhim në formë dhe e lëmë të ftohet pak, e kthejmë në pjatë dhe e presim në feta për ta shijuar.

Likes:
0 0
Views:
22
Article Tags:
Article Categories:
Receta Gatimi

Comments are closed.