Rreth 23% e vdekjeve nga ndotja mjedisore, Shqipëria renditet e dyta në Europë

Rreth 23% e fataliteteve në vendin tonë shkaktohen si pasojë e ndotjes mjedisore. Një studim i Agjencisë Europiane të Mjedisit e ka renditur vendin tonë të dytin në Europë, pas Bosnjë Hercegovinës, për sa i takon vdekshmërisë.

Sëmundjet kardiake janë më të ndikuarat nga ndotja e mjedisit, e për pasojë ka shënuar rritje jo vetëm të fataliteteve, por edhe të pacientëve të rinj.

Ardian Ballaci: Ka rritje të sëmundjeve kardiovaskulare, sidomos të sëmundjeve koronare. Ka rritje të numrit të pacientëve të rinj në këto 5-6 vitet e fundit.

Për ambientalistët janë disa faktorë që kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në ndotjen e mjedisit.

Lavdosh Ferruni: Ne kemi një trafik shumë të dendur, makinat e vjetra, apo karburanti jo i sigurt. Në shumë zona digjen akoma plehra.

Për të eliminuar ndotjen mjedisore, e cila do të na çojë më pas edhe në uljen e dëmeve të shkaktuara në shëndet, ambientalisti Lavdosh Ferruni propozon: Pika më kritike është çështja e menaxhimit të mbetjeve. Për Tiranën është fakti që kemi koristë e biçikletave, është mjaft pozitive.

Shkalla e vdekjeve e lidhur me ndotjen mjedisore në vendin tonë është 10 % më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila është 13%.

Comments are closed.