Dekor/“La Forchetta” dhe markat më të mira botërore për shtëpinë tuaj

Viti që po kalojmë na bëri të kuptojmë sa e rëndësishme është familja, por dhe shtëpia, ambienti më i sigurt dhe i dashur për ne.

Sikurse është e rëndësishme shtëpia është dhe fakti që të gjithë pjesëtarët e familjës te kenë hapësirat dhe mjetet e duhura për t’u shprehur, por dhe për të qenë të sigurt. E kur flasim për ambientet e ndryshme të shtëpisë, nuk mund të lemë pa përmendur kuzhinën, hapësirën më të dashur në çdo stinë. Hapësira më e dashur ka nevojë për prakticitet të përditshëm, për pajisje që i përkasin një epoke të re gatimi, të cilat jo vetëm janë të sigurta, por dhe moderne duke kursyer shpesh herë dhe kohën e gatimit.

La Forchetta, ju mundëson të bëni art në kuzhinën tuaj duke përdorur markat më të mira botërore, duke ofruar sete pjatash, tenxheresh me diamantë, aksesorë për mikpritje, produkte unike të cilësisë më të mirë, punuar me dashuri dhe me mjeshtëri.

Produktet e La Forchetta, do ju pëlqejnë aq shumë saqë nuk do të mund të largoheni pa marrë një set pjatash plot ngjyra për një drekë si në Barcelonë, apo një tenxhere me teknologji të re, një aksesor për dhomën e vajzës, apo për atë këndin me kristale aq të rëndësishëm për darkat me miqtë.

Të gjitha këto në km e 12 në autostradën Tiranë-Durrës në Prestige Home. Nuk do pendoheni.

Likes:
0 0
Views:
52
Article Tags:
Article Categories:
Dekor

Comments are closed.