Nuk ka më synime, vetëm disa dëshira. Çfarë do më shumë Aurela Gaçe nga kjo ditëlindje?!

Ditën e sotme këngëtarja shumë e dashur Aurela Gaçe feston ditën e lindjes. Në këtë 46-vjetori, këngëtarja ka shkruar disa fjalë dhe ka zbuluar dëshirat e saj.

Aurela Gaçe këtë vit nuk i vendosi vetes një pikësynim, ashtu siç ka bërë çdo prag ditëlindjeje.

Këngëtarja mbush sot 46 vjeçe dhe pikësynimet ia kanë lënë vendin një dëshire të madhe, të vetmen dëshirë që ka çdokush në një moment të caktuar të jetës – të shohë të bijat teksa rriten dhe të jetë aty për to.

“Sot ,46 🥳. Dikur, në çdo Tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime . Tani ,jo më!
E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën pranë vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë për mua….

Të jem pranë familjes time e të vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën.
Ky nuk është pikësynim. Kjo është dëshirë . Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe.

Prandaj i thonë “çdo gjë vjen me moshë” 🤣 ,tani vonë e kam kuptuar . Adoleshente përjetë”-shkruan këngëtarja në urimin për vetën në rrjetet sociale.

Likes:
0 0
Views:
20
Article Tags:
Article Categories:
Showbiz

Comments are closed.