Nata e tretë e Hell’s Kitchen/ Rritet tensioni mes konkurrentëve, një sfidë e veçantë i pret

Nata e tretë e Hell’s Kitchen do të jetë si gjithmonë me shumë të papritura. Tensioni i konkurrentëve sa vjen e shtohet, ndërsa krijohen edhe ‘grupe rivale’ mes tyre.

Ndërsa shumica e kanë mendjen tek gara, të tjerë e kanë tek ‘djallëzitë’  që krijon vetë ajo kuzhinë me në krye shefin Djall.

Një sfidë i pret konkurrentët, por a do ta kalojnë ata mes vështirësive që do t’u sjellë shef Renato? A do të thyhen pjata mbrëmjen e sotme?

A do të pëlqejë shefi ndonjë pjatë? Mes kritikave, tensionit apo  fjalëve të pakta të mira, cilët konkurrentë do ta kalojnë edhe natën e sotme e kush do të skualfikohet.

Pritet të ndodhë çudia si çdo natë dhe pikëpyetjeve tuaja do t’u vijë fundi në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.

Likes:
0 0
Views:
2
Article Categories:
Aktualitet

Comments are closed.