Dredhanik me arra dhe kanellë shoqëruar me sherbet mjalti

Përbërësit: 200 gr arra ( të pjekura dhe të bluara), 6 peta të holla, 2 lugë çaji kanellë, 1 lugë gjelle sheqer, 1/2 gote gjalpë i shkrirë

Për sherbetin: 1/4 gotë mjaltë, lëngu i 1 limoni, 1 lugë çaji sheqer dhe 1/3 gotë ujë.

Përgatitja: Bashkojmë arrat me sheqerin dhe kanellën. Kjo është mbushja. Hapim petën e parë, e lyejmë me gjalpë të shkrirë me ndihmën e një furçe. Sipër vendosim petën e dytë dhe e spërkasim përsëri me pak gjalpë. Hedhim në gjithë sipërfaqen e petës pak nga mbushja dhe e mbledhim në formë roleje. Kështu veprojmë me gjithë petët dhe mbushjen e mbetur. I presim dhe i shtrojmë në tavë. I pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 17 minuta. Aq sa të kenë marr ngjyrë të artë të lehtë. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke bashkuar mjaltin, ujin, sheqerin dhe limonin. I ziejmë të gjitha në një enë për afërsisht 10 minuta. Dhe këtë masë e shtojmë në tavën me role të pjekura. E lëmë të ftohet e më pas e konsumojmë.

Likes:
0 0
Views:
121
Article Categories:
Receta Gatimi

Comments are closed.