Pija me aftësi “magjike” për ambientet e shtëpisë suaj, rezultatet do t’ju habisin

Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë, ndonjëherë nuk dimë nga t’ia fillojmë. Ka kaq shumë produkte dhe zgjedhje në treg, saqë shpesh e kemi të vështirë të zgjedhim, ose mbushim një raft plot në shtëpi, pa e ditur saktësisht funksionin e secilit.

Një eksperte pastrimi e njohur në TikTok, Caroline Solomon, tha se mund të jeni në gjendje të zgjidhni të gjitha nevojat tuaja shtëpiake me një produkt të papritur. Vodka është përgjigja. Ajo zbuloi pesë mënyra për të përdorur pijen në situata të ndryshme në shtëpinë tuaj.

Fashat

Të gjithë e kemi përjetuar dhimbjen e heqjes së një fashë të vjetër nga lëkura jonë. Caroline tha se vodka do të dobësojë ngjitësin dhe do ta bëjë heqjen e saj pa dhimbje. “Vendosni një top pambuku në vodka, aplikojeni në fashë dhe hiqeni atë”.

Myku

Vodka mund të përdoret gjithashtu për të larguar mykun rreth shtëpisë tuaj. Gjithçka që duhet të bëni është të spërkatni sipërfaqen e mbuluar me myk me pak vodka dhe ta lini të qëndrojë për dhjetë minuta.

Freskues ajri

Caroline tha se pija gjithashtu është një freskues i mrekullueshëm i ajrit të bërë në shtëpi. “Përzieni pjesë të barabarta vodka dhe ujë në një shishe sprej për të freskuar mobilet, rrobat dhe këpucët”.

Dezinfektues

Askush nuk dëshiron ta presë lëkurën nga një brisk i vjetër i ndryshkur. Vodka mund t’ju ndihmojë të shmangni këtë problem për më gjatë. “Ajo dezinfekton brisqet dhe i bën ato të zgjasin më gjatë”, tha Caroline.

Pastrues xhami

Këshilla përfundimtare e ekspertes iu drejtua pasqyrave dhe dritareve tuaja të pista, të mbuluara me gjurmë gishtash. Gjithçka që duhet të bëni është të përzieni pjesë të barabarta të ujit dhe vodkës, ta spërkatni mbi xham dhe ta fshini me një leckë mikrofibër.

Likes:
0 0
Views:
87
Article Categories:
AktualitetDekor

Comments are closed.