U shtrua në spital në gjendje të rëndë, foshnja 6 muajshe rezulton pozitive për kokainë

Një vajzë gjashtëmuajshe, e shtruar në spitalin e Padova-s prej fillimit të majit për hemorragji cerebrale, ka rezultuar pozitive për kokainë.  Fëmija, siç raportohet nga gazetat lokale, ishte transferuar urgjentisht nga spitali në Chioggia më 9 maj, me të vjella dhe në gjendje të rëndë. Në trupin e vogël ishin vërejtur gjithashtu trauma.

Kokaina, e gjurmuar përmes ekzaminimit të flokëve, nuk ishte gëlltitur nga fëmija, por përthur nga afërsia. Ndërkohë, kushtet e vogëlushes, të cilat vijojnë të jenë të rënda, janë përmirësuar ditët e fundit, dhe fëmija i shtruar fillimisht në terapi intensive pediatrike, është transferuar në një pavijon me intensitet më të ulët edhe pse është nën monitorim të vazhdueshëm. Prindërit e saj janë vënë nën hetim pasi dyshohet se mund ta kenë keqtrajtuar pasi në trupin e foshnjes u gjetën trauma të shumta.

 

 

Likes:
0 0
Views:
88
Article Categories:
AktualitetShendetesi

Comments are closed.