Jennifer Lopez del në rrugë me këmishë nate dhe ndoshta sapo krijoi një trend të ri

Shprehja ‘Woke up like this” i përshtatet totalisht Jennifer Lopez, sepse këngëtarja doli në rrugë ashtu siç u zgjua.

Ajo u fotografua në Los Anxhelos gjatë fundjavës, duke u dukur elegante si gjithmonë, por mbante veshur një fustan të bardhë pa mëngë me detaje dantelle. Mund të duket si një nga fustanet e lirshme të këtij sezoni, të frymëzuara nga Bridgerton, mirëpo fustani i saj është në fakt një këmishë nate nga marka kaliforniane Dôen.

Marka ka një shumëllojshmëri veshjesh luksoze gjumi dhe askush nuk mund ta ndalojë J.Lo-në të veshë një këmishë nate në rrugët e L.A.

Këngëtarja i kishte shtuar disa aksesorë këmishës së natës për ta shndërruar në një fustan dite. Ajo mbante syze dielli Celine, një palë vathë të mëdhenj, varëse ari, këpucë Gucci dhe një çantë Dior.

Këmisha e natës Dôen e J.Lo nuk është më e disponueshme, por nëse doni të bëni si ajo, mund të gjeni pafund stile të ngjashme. Mbase kjo gjë mund të kthehet në trend?! Pas pandemisë gjithçka mund të ndodhë.

Likes:
0 0
Views:
52
Article Categories:
Keshilla BukurieShowbiz

Comments are closed.