Kjo është ngjyra që ka fiksuar Evi Reçin dhe gjithë Instagramin

Nuk e dimë për ju, por këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi momentalisht ka një tërheqje ndaj ngjyrës jeshile. Në fakt, kjo ngjyrë ka qenë një nga trendet më të mëdha të vitit 2021 dhe vazhdon të mbizotërojë edhe gjatë këtij viti. Mjafton të hapësh Instagramin dhe është e pamundur të mos shohësh jeshile në çdo kënd.

As Evi nuk i ka shpëtuar këtij fiksimi, prandaj, nëse e ndiqni çdo pasdite në Vizion Plus me shumë mundësi e keni vënë re. Edhe vetë ajo e ka kuptuar se e ka “tepruar” pak. Në një postim në Instagram, Evi ka publikuar gjithë fotot me veshje jeshile, duke shkruar me shaka:

“Po si nuk vesha një herë një veshje me ngjyrë jeshile?”

Në fakt, mund ta ketë veshur shpesh, por duhet ta pranojmë se i shkon çdo nuancë e jeshiles dhe na pëlqen ta shohim me këtë ngjyrë e pse jo të frymëzohemi për ndonjë kombinim!

Likes:
0 0
Views:
53
Article Tags:
Article Categories:
Keshilla BukurieShowbiz

Comments are closed.