Nëse je shtatshkurtër, përdor këto 5 mënyra për të veshur fundet treçerekëshe

Për vajzat shtatshkurtër, fundet treçerekëshe mund të jenë sukses ose dështim. Ndonjëherë modelet mund të ta tregojnë më shumë shtatlartësinë, por ndonjëherë mund të ndodhë edhe e kundërta. Ka gjithmonë mënyra për t’i bërë fundet treçerekëshe të funksionojnë: “Ka gjithmonë një mënyrë që i bën ato tërheqëse edhe te vajzat me shtat të shkurtër”, – shpjegon stilistja e personazheve të njohur, Jeni Elizabeth. “Ka të bëjë gjithçka me mënyrën se si i kombinon.” Të gjithë besojmë se ka rregulla edhe këtu, dhe ja cilat janë disa nga truket që duhet të kenë parasysh vajzat shtatshkurtra.

Besoju linjave të drejta

“Një fund me linja të tilla është gjithmonë i përshtatshëm për vajzat me trup të shkurtër, edhe në ngjyra të ndryshme”, – shpjegon stilistja Nicole Winston. Jeni Elizabeth shton se marka si J. Crew, Zara dhe H&M kanë gjithmonë zgjedhje për vajzat me shtat të shkurtër.

Vish takat e duhura

“Gjithmonë u them klienteve të mia shtatshkurtra që duhet të veshin gjithmonë takat e duhura. Takat i tregojnë këmbët më të gjata”, – thotë Jeni Elizabeth. “Vishi gjithmonë fundet treçerekëshe me takat e duhura ose edhe me sandale.”

Shmang veshjet pas trupit

“Një veshje që të rri fiks pas trupit mund të ta tregojë trupin më të vogël, kështu që mundohuni t’i shmangni fundet e ngushta me masa shumë të vogla”, – thekson Nicole. “Edhe nëse zgjedh taka shumë të larta, këmbët do të të duken si të këputura.” Këtë askush nuk e do.

Zgjidh këmisha të hapura

“Nëse këmisha apo bluza do të jetë e hapur dhe dekolteja e theksuar, atëherë qafa do të të duket më e gjatë”, – këshillon Jeni Elizabeth. Cili është modeli më i mirë? Ato me një V të theksuar, monokromatike, duken të mahnitshme për vajzat trupimët.

Shiko të famshit shtatshkurtër

Mary Kate Olson dhe Kourtney Kardashian janë dy prej personazheve shumë të njohur që zgjedhin shpesh të veshin funde treçerekësh. Shikojini çfarë zgjedhin të veshin ato”,– thotë Jeni Elizabeth.

Likes:
0 0
Views:
62
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Comments are closed.