Nëse nuk keni marrë akoma një palë sandale peshkatari, me siguri së shpejti do të lëkundeni.
Sandale peshkatari quhen ato që do t’i shihni gjithandej këtë verë. Moda duket se çdo ditë po u afrohet viteve ’90. Qofshin çantat e shpinës, minifundet apo aksesorët, ne jemi të fiksuar pas kësaj epoke – dhe kështu po ndodh edhe me sandalet e peshkatarit, të cilat janë kthyer në një trend i padiskutueshëm. Të rehatshme, të sjella në versione më moderne nga markat më në zë të modës, këto sandale do t’i shikoni gjithandej këtë verë.
Fillimisht, trendi nisi në Instagram që në vitin e kaluar, por ky vit do të jetë viti që ato do të shpërthejnë. Nga ‘Prada’ në ‘Miu Miu’, ka kaq shumë stile të këtij modeli për të parë online.
Ndërkohë që ‘Prada’ ka sjellë disa variante ngjyrash, në përgjithësi ju do t’i shikoni këto modele në stilin bardhë e zi, ndonëse edhe ngjyrat e çelura janë zgjedhje shumë e mirë nga vajzat e njohura të modës.
Shikoni këto trende që po pushtojnë verën e nxehtë.