Shapkat e Kim-it mund t’i quani të shëmtuara, por ajo i kthen në trend

Kim Kardashian shkoi në ndeshjen e futbollit të djalit Saint së bashku me vajzën North, e veshur me një bluzë me kapuç me logo Balenciaga (995 dollarë), streçe dhe një palë shapka me gisht që ngjanin me ato që mbahen në sallonet e thonjve.

Por Kim nuk po vinte direkt nga një pedikyr; shapkat e saj prej gome, gjithashtu nga Balenciaga, kushtojnë plot 450 dollarë.

Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që Kardashian vesh këpucë të çuditshme. Ajo ka veshur disa nga krijimet më unike të këpucëve të ish-bashkëshortit, Kanye West gjatë viteve, nga ato me rruaza e perla prej 6000 dollarësh që ai prezantoi në sfilatën e tij të parë në 2011-ën deri te “Yeezy Crocs” të 2019-ës.

Kohët e fundit, ajo ka sjellë në modë “pantashoes”, streçet prej 3000 dollarësh të Balenciagas me çizme të integruara.

Kështu që nuk do çuditeshim aspak nëse këto shapka me gisht do të ktheheshin në trend.

Likes:
0 0
Views:
58
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Comments are closed.