Cheesecake pa pjekje me komposto

Përbërësit që ju duhen: 150 – 200 g biskota, 120 gr gjalpë i shkrirë, 500 g mascarpone, 200 ml panna, 70 – 100 ml qumësht, 100 g sheqer pluhur ose 4 lugë gjelle sheqer normal, lëng limoni, një grusht mjedra dhe komposto ananasi.

Përgatitja: Biskotat i thërrmojmë dhe i përziejmë me gjalpin. Me ndihmën e një luge e sheshojmë masën te forma e kekut me unazë. E vendosim tavën për 30 minuta në frigorifer sa bisktotat dhe gjalpi të forcohen. Rrahim pana-n sa të bëhet krem dhe e shtojmë te mascarpone. Shtojmë më pas sheqerin dhe qumështin duke e përzier me telin e kuzhinës. Hedhim kremin mbi shtratin e biskotave dhe e lëmë në frigorifer për të paktën 2 orë. Zbukurojmë sipër me fruta sipas dëshirës në momentin e servirjes. Unë përdora komposto ananasi dhe mjedra.

Likes:
0 0
Views:
43
Article Categories:
Receta Gatimi

Comments are closed.