Futbollisti i njohur, David Beckham është me pushime në Venecia me vajzën e vetme të çiftit, Harper, 10 vjeçare. Babë e bijë po shijojnë pushimet e shkujdesura në qytetin italian dhe superylli i stadiumeve ka shpërndarë foto të mrekullueshme në llogarinë personale në Instagram.
Ata zbulojnë bukuritë e qytetit, bëjnë shëtitjet standarde me gondola dhe më pas shkojnë në teatër.
Sakaq, David ka publikuar një video të shëtitjes së mëngjesit me vajzën e tij, duke zbuluar sekretin e tyre, që Victoria Beckham nuk duhet ta dinte. Për çfarë bëhet fjalë?
Ata blenë akulloren e tyre të parë në 9 të mëngjesit! “Shhh mos i thuaj mamit! 9 në mëngjes akullore! Më fal mami!”, ka shkruar ai duke postuar videon ku shihet Harper duke shijuar akulloren e saj.
Edhe Victoria komentoi poshtë postimit të tij: “A do t’i sjellësh mamit një nga këto kapele në shtëpi? Të dua shumë! Koha e mrekullueshme me babin është gjithçka”.