Ronaldo: Djaloshi që do të bëhej mbret

Nëse do të keni ndonjëherë fatin të shkoni në Madeira të Portugalisë, do të mahniteni menjëherë. Magjespja është e pashmangshme, sepse pista e aeroportit Funçal buzë OqeanitAtlantik, renditet rregullisht si një nga më të rrezikshmet në botë.

Pilotëve u duhet një trajnim shtesë për tu ulur atje, pasi trajektorja merr një kthesë të fortëpak përpara zbritjes përfundimtare, ndërsa forma e ishullit krijon rrym të forta ajrore që mund të shkaktojnë rrotullime të paparashikueshme të avionëve në momentet më të papërshtatshme.

Një fushë futbolli kërkon pak më pak hapësirë ​​sesa një pistë avionësh, por të krijon ndjesinëse çdo gjë që përfshin edhe pak tokë të sheshtë në një ishull vullkanik, ka një kosto të lartë. Gjetja e hapësirës për të luajtur futboll nuk është gjithmonë e lehtë.

Kristiano Ronaldo dos Santos Aveiro lindi më 5 shkurt 1985 në Sao Pedro dhe u rrit në Santo Antonio, një lagje e thjeshtë pak më shumë se 2 kilometra larg Funçal5 minuta me makinë larg bregut të detit, por në 330 metra lartësi mbi nivelin e detit.

Turistët shkonin shpesh atje për një pamje panoramike të qytetit. Tani ata shkojnë atje për të parë kalldrëmin ku ecte dikur Ronaldo këmbëzbathur. Nëna e tij Maria Dolores, kuzhinierenë profesion, dhe babai Hoze Dinis, kopshtar, kishin tashmë 3 fëmijë kur ajo mbeti shtatzënë. Në një libër të disa viteve më parëDolores zbuloi se ajo i kishte kërkuar mjekut që taabortonte, dhe pasi ishte refuzuar u përpoq ta zgjidhte ndryshe problemin duke nisur të pijë, por fëmija mbijetoi.

“Zoti nuk donte që të ndodhteu bekova me këtë djalë, dhe Zoti nuk më ndëshkoi” deklaroi ajo në një dokumentar vite më vonë. Kur lindi Ronaldo, i quajtur sipas presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Regan, futbolli do të ishte gjithnjë pjesë e jetës së tij.

Babai i tij punonte me kohë të pjesshme si ndihmës i Andorinha, ekipit lokal të futbollit, dhe bëri si kumbarin e të birit një nga lojtarët e ekipitFernao Barros Souza. Edhe pse ai dhe Dinis gati e humbën ceremoninë e pagëzimit të të birit, pasi atë ditë kishin ndeshje në anën tjetër të ishullit.

Prifti pranoi të vazhdonte me ceremoninë, dhe kur u rrit Ronaldo filloi të shkonte me babanë e tij për të parë kumbarin e tij duke luajtur. Dinis kujdesej ndër të tjera edhe për topat. NdajRonado kishte gjithmonë një top në këmbët e tij, dhe përpiqej të kopjonte lëvizjet e Fernaosdhe shokëve të tij të skuadrës.

Në shtëpi, ishte shumë e qartë se përse prindërit e Ronaldos kishin planifikuar të kishin vetëm tre fëmijë. Të katër fëmijët flinin që të gjithë një dhomë, ndërsa prindërit e tyre flinin në dhomën tjetërPër ta nuk kishte dhurata apo lodra për Krishtlindje.

Kur më në fund nisi të luante për ekipin e të rinjve të klubit në moshën 8-vjeçare, ai ishte tashmë lojtari më i mirë në fushë, por ishte një fëmijë me shumë sedër. Ai qante kur humbninndeshjen, kur kishte ndonjë zënkë, apo kur nuk ia pasonin topin.

Shokët e tij të skuadrës i vunë nofkën “djali qaraman”. Në shkollë, një mësues e tallte vazhdimishtNë kundërpërgjigje Ronaldi e goditi me karrige, gjest për të cilin u përjashtuanga shkollaAi vazhdoi t’i përkushtohej futbollitShumë shpejt fitoi një pseudonim tjetër në Andorinha.

Për shkak të shpejtësisë dhe shkathtësisë së tij, nisën ta quanin “Abelhinha (bleta e vogël). Bleta e vogël filloi të rritet, dhe fluturoi poshtë kodrës për të luajtur për Nacional, klubi më i madh i Madeiras, ku aftësitë e tij bënë për vete të gjithë sportdashësit.

Edhe pse Ronaldo ishte aq i aftë sa mund të ishte një 15-vjeçar, mjekët vunë re se rrahjet e zemrës në qetësi i kishte shumë të larta. “Para se të mësonim me saktësi se çfarë kishte, unë isha e shqetësuar, pasi ekzistonte mundësia që ai të hiqte dorë nga futbolli” kujton nëna e tij.

Megjithatëmjeket ishin në gjendje të gjenin një procedurë kirurgjikale që do të rregullonte problemin, duke djegur një zonë të indeve të zemrës që po i shkaktonte një ritëm të parregullt. Shërimi i tij ishte thuajse i menjëhershëm. Ai nuk qëndroi asnjë natë në spital, dhe u rikthye në stërvitje që në fund të asaj jave.

Problemi ishte reduktuar nga përfundimi i mundshëm i karrierës, në jo më keq sesa një ftohje e vogël. Ishte një psherëtimë lehtësimi pëgjithë familjen e tij, jo vetëm sepse kishte mbijetuar, por edhe sepse nuk kishte ndërprerë një karrierë futbollistike që sapo kishte filluar të jepte frytet e veta.

Tre vite më herët, koordinatori i të rinjve të Sporting, Lisbonës, Aurelio Pereira ishte vënë nëdijeni pëtalentin e veçantë të Ronaldos. Dhe kur Nacional u përpoq të paguante një borxh prej 25.000 eurosh përmes ofrimit të disa lojtarëve, ai ishte një prej tyre. “Unë e pashë atë në2 raste dhe sugjerova drejtuesve të klubit transferimin e tij kujton Pereira.

“Të gjithë fëmijët e tjerë më të mëdhenj se Kristiano ndjenin që ai ishte atje me ta, se ishte ndryshe nga ata, i jashtëzakonshëm”- shton Pereira. Duke lënë pas MadeiranRonaldofilloi rrugëtimin e tij në botën e futbollit. Askush, madje as Pereira, nuk mund ta parashikonte se sa larg do të shkonte.

Likes:
0 0
Views:
40
Article Categories:
AktualitetArt dhe Kulture

Comments are closed.