Era Istrefi rrëfen pse iu kërkua të hiqte foton me shqiponjën: U ndjeva e diskriminuar

Të gjithë e mbajmë mend Era Istrefin në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi, në vitin 2018. Ajo performoi përkrah Will Smith dhe Nicky Jam dhe bëri bujë të madhe. Veç performancës vëmendje tërhoqi edhe fotoja e Erës duke bërë shqiponjën me duar. Mirëpo, më vonë fotoja u fshi dhe nuk u kuptua se çfarë ndodhi.

E ftuar në “Më lër të flas”, Era rrëfeu se iu kërkua të fshihej fotoja pasi u quajt lëvizje politike. Këngëtarja tregoi se kjo gjë e mërziti shumë dhe u ndje e diskriminuar.

“Dy bilionë njerëz e kishim audiencën. Puna ime ishte të dilja në skenë për të kënduar, ajo që m’i ka ndezur ndjenjat shumë ka qenë suporti i shqiptarëve dhe kjo është përcjellë tek unë shumë. Në një moment bëra edhe shqiponjën, sepse e ndjeva dhe ishte moment i bukur shumë, por më thanë që duhet ta fshihja se është lëvizje politike. M’i lëndoi pak ndjenjat, të them të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskriminuar, qava… Thashë pse s’mund të jem krenare? Çfarë kishte gabim? Por u mundova t’i kuptoja dhe e hoqa. Në fund, më e rëndësishme ishte ndjenja që përjetova dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi”, -tha Era.

Megjithatë, Era tregoi se një vit më vonë e nxori sërish foton.

Likes:
0 0
Views:
99
Article Categories:
Showbiz

Comments are closed.