Kopertina e albumit të ri të Beyonce është një vepër arti

Beyonce ka zbuluar mbrëmjen e djeshme kopertinën e albumit të saj të ri “Renaissance”, pas plot 6-vjetësh mungese që nga albumi i saj i fundit “Lemonade”. E ulur mbi një kalë të argjendtë e të ndriçuar, këngëtarja bëri të gjithë rrjetin të kthente vëmendjen nga ajo pas shkëputjes së gjatë. Fansat kanë vënë re se imazhi është i ngjashëm me pikturën e shekullit të 19-të të John Collier, Lady Godiva, por gjithashtu të kujton një fotografi të Bianca Jagger mbi kalë, në ‘Studio 54’.

Krijimi i këtij albumi më bëri të mundur një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën (referuar pandemisë). Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere në një përiudhë kur shumë pak gjëra lëviznin. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, pa gjykim. Një vend për të qenë e lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, për t’u çliruar, për të ndier lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi. Shpresoj të gjeni gëzimin në këtë muzikë. Shpresoj t’ju frymëzojë që të kërceni. Dhe të ndiheni unikë, të fortë dhe aq seksi sa jeni!”, – shkroi Bey në prezantimin e albumit të ri.

Renaissance” është albumi i parë i Beyonce-s që nga “Limonade” i vitit 2016, që do të publikohet më 29 korrik. Kënga “Break My Soul” tashmë është publikuar. Ndërsa një listë këngësh dhe detaje nga albumi ende nuk janë bërë publike, veç faktit që albumi ka 16 këngë.

Likes:
0 0
Views:
97

Comments are closed.