Noizy shpreh dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion: Do bëhet diçka e madhe

E keni menduar ndonjëherë Noizy-n në Eurovizion? Nëse jo, mos u çudisini nëse e shihni një ditë të na përfaqësojë atje. I ftuar në “Abc-ja e pasdites”, reperi shprehu dëshirën për të marrë pjesë në Eurovizion dhe tha se nuk do t’i zhgënjente shqiptarët.

“Do të kisha shumë dëshirë të shkoja në Eurovision. Do kisha dhënë maksimumin tim. Kam shumë fansa të fuqishëm që do të më kishin mbështetur gjatë atij rrugëtimi dhe besoj që nuk do ta lija Shqipërinë në baltë dhe as nuk do t’i zhgënjeja shqiptarët nëse do kisha marrë pjesë në Eurovizion. Kështu që, pse jo?!” tha Noizy.

“Nuk më intereson që të fitoj, më intereson të jem atje dhe ju garantoj se fakti që do të jem atje do të bëhet diçka e madhe dhe kënga do të bëhet jashtëzakonisht shumë e madhe,” u shpreh ai.

Për të parë videon klikoni këtu.

Likes:
0 0
Views:
66
Article Categories:
Showbiz

Comments are closed.