Si të mbani mend se ku i keni lënë çelësat, syzet dhe të gjitha ato gjëra që përdorni çdo ditë?

Ekspertët shpjegojnë se ku gaboni

E keni vënë re që gjithnjë e më shpesh nuk ju kujtohet se ku i keni lënë çelësat, syzet apo çfarë ka ndodhur me lapsin që thjesht e mbanit në dorë pak sekonda më parë?

Çfarë është më e keqja, kjo lloj “ndërprerjeje” e kujtesës nuk ju ndodh vetëm kur jeni të lodhur apo të shpërqendruar, por edhe kur jeni në kulmin e forcës suaj “mendore”, transmeton Telegrafi.

Pse e humbasim kujtesën?

Së pari, le të sqarojmë se çfarë është kujtesa – aftësia për të përvetësuar, ruajtur dhe riprodhuar informacionin që secili prej nesh merr gjatë jetës. Ka dy lloje: afatgjatë dhe afatshkurtër. Marrëdhënia midis këtyre dy llojeve është individuale për secilin.

Njerëzit që kanë kujtesë më të mirë afatgjatë mësojnë vështirë, por informacioni i mësuar mbetet me ta përgjithmonë. Nga ana tjetër, me afatshkurtër ndodh e kundërta – ajo që mësohet sipërfaqësisht harrohet shpejt pas riprodhimit.

Mund të ketë shumë arsye për humbjen e kujtesës, dhe disa nga më të zakonshmet janë plakja, lëndimet në kokë, rëndimi i sëmundjeve të organeve të tjera, pasojat e helmimit… Dhe megjithëse shumica mendojnë se lodhja e thjeshtë është shkaku më i zakonshëm, është në fakt shumë më e rëndësishme se cilat trauma emocionale përpiqemi të shtypim, sepse kjo ndikon drejtpërdrejt në kujtesë.
Likes:
0 0
Views:
100
Article Categories:
Dekor

Comments are closed.