Një truk fantastik që redukton fryrjet dhe gazrat.
Pavarësisht nga lloji, fasulja ka shumë më pak yndyrë dhe kalori. Përveç kësaj, është një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminës B, acidit folik dhe fibrave për uljen e kolesterinës. Çdokush mund ta konsumojë sepse nuk përmban gluten.
Nëse jeni në dietë, mos ngurroni të kënaqni veten me një pjatë të gatuar me fasule, duke pasur parasysh se ka shumë pak kalori dhe yndyra me, ndërsa në të njëjtën kohë furnizoni trupin me magnez dhe hekur. Nuk do t’ju mungojë energjia pasi të keni ngrënë fasule dhe kjo do t’i sigurojë trupit një mbrojtje të vërtetë antioksiduese.
Është e njohur për shumë njerëz që fasulet do të fryjnë më pak nëse qëndrojnë në ujë për të paktën disa orë para gatimit. Sipas një truku nga kuzhina e gjyshes, është mirë që fasulet t’i njomni një ditë më parë dhe t’i lini në ujë gjatë gjithë natës.