Dea Mishel rrëfen kërcënimet që ka marrë dhe banorin e BBV nga i cili është zhgënjyer

Dea Mishel, me natyrën e saj elegante, të brishtë dhe ‘të përkëdhelur’ bëri që shumë njerëz ta vlerësonin brenda shtëpisë së BBV, por pati edhe nga ta të cilët tejkaluan limite me komente dhe reagime. Një fenomen që ishte mjaft problematik gjatë këtij formati.

Dea Mishel Hoxha, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka rrëfyer disa situata të sikletshme me njerëz që e kanë kërcënuar në rrjetet sociale dhe në publik.

“Një ditë, më ndoqën disa njerëz në këmbë. Sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua. Kishin pirë pak. Hipa në makinë dhe ika. Kur kam qenë brenda shtëpisë, kishte njerëz që kishin shkruar në Instagram-in tim, ta di shtëpinë, do vij dhe do të të vras. Se di pse mendonte se unë do ti lexoja ato mesazhe, se kam qenë brenda”, tha Dea.

Gjatë reality show-t, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri tregon se u bë më e ashpër për të përballuar eksperiencën.

“Nuk kam nerva apo shpërthime ekstreme. M’u desh të ndrydhja anën time, që i merr gjërat lehtë, anën time feminile. Aty u bëra më e ashpër”, tha ajo.

Dea Mishel tregoi gjithashtu dhe hatërmbetjen që ka me një ish-banor të “Big Brother VIP”…

“Kam një inat me një banor. Me Beatin. Ka dalë në intervistë dhe ka thënë: “Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas herë. Mundohesha të mos i jepja shumë muhabet që të mos e vija në siklet”. Jam shokuar kur kam dalë jashtë. Nuk kam flirtuar, thjesht jam treguar me mirësjellje. Më erdhi për të qeshur. E kam marrë inat… M’u duk sikur pa të gjitha akuzat që unë isha flirtuese dhe e përdorja këtë gjë dhe donte t’i shtonte edhe më shumë. Por nuk ishte e vërtetë. Nuk e kam ngacmuar në asnjë moment.”

Likes:
0 0
Views:
20
Article Categories:
Showbiz

Comments are closed.